9.5.08

Teknologjia dhe Demokratizimi i Kultures

Ne shkrimin shume interesant ARTI PËR TË HUMBUR VETVETEN argumentohej me te drejte qe kultura eshte tashme nje fushe profesionistesh ndryshe nga le te themi pak shekuj me pare. Specializimi qe solli industrializimi dhe urbanizimi ka prekur dhe kulturen dhe ka sjelle nder te tjerash qe kultura te behet profesion i disa pak veteve dhe te tjeret te jene thjesht konsumues. Ky zhvillim ka qene i ri ne historine e njerezimit ku te pakten deri pak shekuj me pare bashkesite apo masat kishin nje rol aktiv ne zhvillimin e kultures.

Megjithate teknologjia dixhitale ka filluar te ndryshoje shume ne kete pike dhe tani mund te shihet potenciali i madh qe ajo ka ne demokratizimin e kultures apo e shprehur me mire ne heqjen e ekskluzivitetit te profesionisteve dhe ne pjesemarrjen e masave ne zhvillimin e kultures. Me poshte po jap disa raste konkrete se ku ka ndodhur kjo dhe ku ka gjasa te ndodhe se shpejti.

Me uljen e cmimit te kamerave dixhitale mund te gjenden me qindra mijera fotografi shume interesante te bera nga amatore. E njejta gje mund te thuhet dhe per videot. Nese sheh tek youtube shumica e videove jane pa vlere por nje pjese jo e vogel e videove amatore jane interesante duke filluar qe nga remixet e videove te njohura e deri tek krijimet vetjake. Poashtu dhe blogjet vetjake kane sjelle nje “revival” te gjuhes se shkruar qe ishte vene perfund ne vitet 90 nga konsumatorizmi pasiv vizual (televizori). Pra shkrimet cilesore nuk jane me ekskluzivitet i shkrimtareve dhe gazetareve profesioniste por mund te gjenden dhe tek persona amatore.

Le te ndalem pak dhe tek muzika. Aktualisht muzika eshte akoma e mberthyer ne grupet e profesionisteve. Por ka pak kohe qe po zhvillohen mjete dixhitale qe e lehtesojne krijimin e muzikes deri ne masen qe nuk duhet te dish asnje note per te krijuar. Pra po zhvillohen mjete qe e demokratizojne dhe thjeshtesojne krijimin e muzikes. Ketu psh. mund te permenden lojera elektronike si “guitar hero” apo “rock band” te cilat me te vertete nuk jane mjete shume te pershtatshme per te krijuar muzike te mirefillte por jane mjete nga te cilat mund te shihet potenciali i madh i teknologjise per thjeshtesimin e procesit te te berit muzike.

Le te shpjegohem pak me mire ne rastin e muzikes. Instrumentet aktuale muzikore mund ti percaktosh ne menyre abstrakte si instrumente qe kane nje pjese marrje dhe perpunimi informacioni (informacioni jepet nga instrumentisti) dhe nje pjese per te nxjerre tingujt bazuar nga informacioni i dhene nga instrumentisti. Ne rastin e pianos psh. tastiera do te perbente pjesen e marrjes se informacionit nga instrumentisti dhe telat e pjanos ne brendesi jane ato qe nxjerrin tingujt. Pothuaj te gjitha instrumente muzikore te sotme pjesen e marrjes se informacionit e kane te bazuar ne nje teknologji mekanike te para disa shekujve!! Piano psh. ka ekzistuar me te njejten teknologji qe ne mesjete apo dhe me pare. Per zoterimin e sistemit te dhenies se informacionit te pianos duhen dhjetra vite ushtrime te rregullta gje qe sjell ne menyre te pashmangshme dhe specializim. Pikerisht tek menyra e dhenies se informacionit teknologjia dixhitale ka perparesi te jashtezakonshme ndaj teknologjive mekanike te deritanishme. Per te ilustruar ate cka dua te them mund te shihni nje sequencer gjenial te ideuar nga artisti japonez Toshio Iwai. Me menyren shume te lehte e intuitive te perdorimit te ketij sequencer-i kushdo mund te krijoje muzike cilesore pa ndonje trajnim te vecante.

Si perfundim thjeshtezimi i mjeteve per te bere muzike do ta demokratizoje muziken ne te njejten menyre sic po demokratizohet aktualisht shkrimi, fotografia, videoja e shume media te tjera artistike.

Personalisht jam nje perkrahes teorik dhe praktik :) i proceseve si “Web 2.0″ apo shfrytezimi i njohurive/inteligjences se nje bashkesie (wisdom of crowds). Keto procese jane shume me teper sesa trende te momentit dhe do te sherbejne si pergjigjie kulturore dhe teknologjike afatgjata ndaj mbi-specializimit te shoqerive perendimore.

No comments: