----------
koment i shkurter qe mund te shperbeje si pikenisje per nje shkrim te ri
----------
Une lexoj shume shpesh shkrime ku ne mburremi me te drejte me tolerancen fetare, traditen tone te tolerances etj etj. Sidoqofte ne terren ekziston aktualisht nje dinamike qe flet ndryshe. Shqiperia po kalon aktualisht nje peridhe tranzicioni social (levizje te medha popullsie qe kane shperbere strukturat e vjetra patriarkale) dhe tranzicioni vlerash. Mungesa e perhapjes se vlerave te reja nga institucionet dhe elitat laike shqiptare kane bere qe gjithnje e me shume njerez te zbulojne besimin fetar e institucionet fetare si etalon morali etj. Problemi qendron ne faktin se ne kushte jostabiliteti ekonomik e social nese njerezit drejtohen gjithnje e me shume nga feja eshte shume e thjeshte qe pakenaqesia e pergjithshme te shnderrohet ne dogmatizem fetar. Gjate udhetimeve (te rralla) ne Shqiperi une kam vene re nje radikalizim fetar te ngadalte por sidoqofte te vazhdueshem te rinise shqiptare. Kam pershtypjen qe emigracioni ka luajtur ketu perseri rolin e vet lehtesues dhe eshte aktualisht arsyeja kryesore perse ne Shqiperi nuk kemi pare probleme te dukshme fetare megjithe katrahuren ekonomike e politike. Sidoqofte, ne gjithe keto procese aktuale tradita e tolerances fetare ne Shqiperi luan pak rol dhe nuk duhet servirur si zgjidhje ndaj sfidave krejt te reja te periudhes se tranzicionit shqiptar apo te antagonizmit aktual te botes islame me ate perendimore. Perkundrazi feja ne Shqiperi ne periudhen post-komuniste dhe rreziku i radikalizimit fetar eshte real dhe duhet tematizuar sa me shpesh te jete e mundur. Mbi te gjitha kjo teme nuk duhet mbyllur menjehere akoma pa filluar mire me thenien e famshme “tradita shqiptare e tolerances fetare”.
8.12.07
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
1 comment:
shpresoj qe te sherbeje si pikenisje per nje artikull dhe qe ai te vije sa me shpejt. duke pritur, SR
Post a Comment