21.9.07

Heshtja e elitave (koment)

Per mendimin tim ka nje dinamike te lehte pozitive sa i perket shtreses se profesionisteve dhe intelektualeve ne Shqiperi. Kjo sepse nje pjese e studenteve qe kane studiuar jashte kane filluar te kthehen. Gjithashtu dhe zhvillimi i tregut shqiptar keto 17 vjet ka krijuar pak nga pak hapesira per profesioniste.

Megjithate, gjate gjithe 17 viteve te fundit shtresa e profesionisteve dhe intelektualeve ka qene ne menyre kronike e dobet dhe e pafuqishme. Kjo dobesi kronike e ketyre dy shtresave ka dy aresye te medha. Se pari mund te permendet emigrimi i nje pjese te madhe te intelektualeve dhe profesionisteve. Se dyti mund te permendet mosha e re dhe starti ne kushtet me te keqija te "Tregut te Lire" ne Shqiperi qe e kane bere ate te zhvillohet shume ngadale e te mos krijoje hapesira per persona te kualifikuar.

Kjo dobesi e intelektualeve dhe profesionisteve ka bere qe deri tani ata te ruajne pak a shume te njejtat marrdhenie te varesise (ekonomike) dhe nenshtrimit ndaj qarqeve politike si ne kohen e komunizmit.

Edhe ne rangun e elitave kombetare po te shohim marrdheniet e elites politike gjate ketyre 17 viteve me elitat e tjera --tek elitat e tjera une fus: elitat akademike, elitat profesionale(psh. ekonomiste te njohur, mjeke, arkitekte, inxhiniere etj.) dhe elitat mediatike-- vihet re perseri varesi e theksuar ndaj elitave politike pikerisht per shkak te zhvillimit te ngadalte te Tregut dhe emigracionit masiv.

Pra, roli natyral i elitave te ndryshme si nje mekanizem kontrolli dhe rigjenerimi ndaj elitave politike nuk ka funksionuar ne Shqiperi pikerisht per shkak te mungeses se pavaresise ekonomike te ketyre elitave ndaj elitave politike.

Per mendimin tim nuk eshte mungesa e moralit ajo qe ka shkaktuar apatine dhe instrumentalizimin kronik te intelektualeve e profesionisteve por dobesia e tyre ndaj qarqeve politike. Shume prej te heshtureve apo dhe atyre qe instrumentalizohen i njohin problemet dhe i quajne ato te denueshme moralisht. Pra radari i tyre moral eshte ne rregull.

Zgjidhja pra, nuk eshte forcimi i moralit tek intelektualet e profesionistet e heshtur por forcimi ekonomik i tyre. Ne fund te fundit cdo sistem vlerash morale duhet te kete nje baze ekonomike te shendoshe. Nese kjo baze ekonomike mungon atehere ai sistem vlerash nuk mund te mbijetoje. Rrjedhimisht edhe ne Shqiperi varesia e shumeanshme e intelektualeve dhe profesionisteve ndaj qarqeve politike gjate 65 viteve te fundit ka ngritur nje sistem heshtjeje dhe nenshtrimi qe nuk e gjen gjekundi ne Europen lindore.

Perfundimisht, angazhimi publik i intelektualeve e profesioniste te rinj apo te vjeter, te studiuar jashte apo brenda, varet nga pavaresia e tyre ekonomike. Pra, e thene me qarte nga ecuria e Tregut ne Shqiperi dhe nga aftesia e tij per te krijuar dalengadale hapesira punesimi per shume te kualifikuarit. Zgjidhja eshte zhvillimi i Tregut dhe jo ai i sistemit moral.

Gjermani
http://veshtrime.blogspot.com

4 comments:

edrus said...

Interesante analiza juaj, e lexova edhe tek përpjekja, por, s'besoj se morali në vehtvehte duhet të jetë i mvarur nga pamvarësia ekonomike:Moralin o e ke o nuk e ke, kjo pamvarsisht kushteve ekonomike në të cilat jeton.
Nuk them që intelektualët duhet të jenë medoemos shëmbuj idealë të qëndrimit korrekt në shoqërinë civile, por edhe të shikosh djem e vajza që kanë studiuar dhe janë edukuar në frymën e demokracive perëndimore dhe të shesin mbrokulla për tu dukur trendy ndaj qeverive anadollake, qoftë kjo dhe për atë "quiete vivere" që i shpie ata në këtë kompromis, më shtyn të mendoj se nuk janë vetëm kushtet ekonomike që i detyrojnë të jenë apo jo të moralshëm.

Lulian Kodra said...

Hej Endri! Jam shume dakord me ty. Do me pelqente sikur te vazhdoje t'a shtjelloje ne terma te pavaresise ekonomike. Ne kete aspekt do shtoja se politika ne Shqiperi shikohet si forme biznesi, nga elitat politike dhe rrjedhimisht nga ata qe varen nga keto elita politike. Edhe pse kjo ne fakt nuk eshte vetem mangesi e Shqiperise, eshte nje mangesi, apo nje varesi nga politika qe duhet pare dhe studiuar ne vecantine e kontekstit Shqiptar. Te shihen pra, pasojat e politikes si biznes, qofte ne bizneset e medha dhe te vogla shqiptare, qofte ne formen e tregut qe krijohet, ne shtrirjen e lirise se ketij tregu, mentalitetet qe krijohen me kete shkak si ne elita dhe ne shtresa te tjera te popullsise, dhe perfundimisht te percaktohen pergjegjesite morale si te elitave politike, edhe te elitave ekonomike dhe atyre intelektuale.

Ky qe ke shkruar eshte nje mendim qe premton. Zhvillimi i metejshem i ketij mendimi varet nga mundesite kerkimore qe mund te kesh apo qe mund te te ofrohen. Pune te mbare.

Unknown said...

Shume e guximshme, per mendimin tim, zgjedhja e termit "elite." Pasja e arsimit (qofte edhe nga universitete perendimore) apo profesionit nuk te ben domosdoshmerisht pjestar te elites. Elita nenkupton vizion dhe integritet moral te pavarur nga gjendja ekonomike apo politike. Me logjiken e komentit tuaj, mungesat ekonomike justifikojne cdo lloj paaftesie apo imoraliteti intelektual.

Endri said...

Kritika mbi definicionin e elitave eshte e drejte. Megjithate (nese lexohet shkrimi pak me vemendje) une nuk kam futur tek elitat te gjithe ata qe kane shkollim universitar por termin e kam ngushtuar shume me teper. Sido qe te jete eshte e veshtire te perkufizosh elitat ne pergjithesi dhe nuk ja vlen shume te merresh me perkufizime teorike.

Thelbi i asaj qe kam dashur te them tek shkrimi eshte qe ajo shtrese e shoqerise qe e ka shkollimin, aftesine dhe potencialin per te rigjeneruar periodikisht klasen politike nuk e ka luajtur rolin e vet natyral si mekanizem kontrolli dhe rigjenerimi dhe akoma nuk po e luan. Perfundimi kryesor ku kam dashur te dal eshte qe marrdheniet e varesise midis kesaj shtrese dhe qarqeve politike eshte faktori kryesor per kete gjendje. Per sa kohe kjo marrdhenie do te qendroje e pandryshuar nuk do te mund te ndryshoje gje as zevendesimi i klases politike me breza me te rinj .
Tek shkrimi kam dhene dhe dy aresye perse kjo varesi vazhdon te ekzistoje edhe pas periudhes se komunizmit. Mbi te gjitha besoj se dalja nga kjo situate mund te realizohet vetem nga forcimi i strukturave te tregut. Nga ana tjeter tregu nuk zhvillohet normalisht nese nuk ekziston platforma e duhur ligjore dhe politike. Ketu eshte per mendimin tim dhe pika me interesante per diskutim.