Nderrimi i elitave shqiptare, zgjidhje apo qorrsokak?
Ne diskutimet e shumta qofte nga analiste e studjues apo dhe neper forumet e ndryshme intelektuale e studentore shqiptare gjendja aktuale e Shqiperise dhe historia 17 vjecare e deshtimeve ekonomike e sociale ne Shqiperi i vishet shume shpejt, pa me te voglen fije dyshimi, vetem klases politike ne Shqiperi. Duke vazhduar kete lloj arsyetimi nderrimi fizik i kesaj klase me breza me te ri paraqitet shpesh here dhe si zgjidhja perfundimtare e shume prej problemeve akute ne Shqiperi.
Ajo qe ne quajme rendom klase politike eshte nje pjese e elites kombetare shqiptare. Elitat kombetare (jo-lokale) ne pergjithesi kane nje rol shume te rendesishem sidomos ne kohe tranzicioni ekonomik e social per nje vend. Elitat kombetare jane te vetmet institucione morale e ideologjike qe pergatisin terrenin per nje shoqeri post-tranzicion, krijojne vlerat per shoqerine e ardhshme dhe japin nje perspektive. Pra elitat sherbejne si udherrefyes dhe per shtresat e tjera te shoqerise. Pare nga ky kendveshtrim me i gjere klasa politike shqiptare ka perseri nje pergjegjesi te madhe si pjese e ketyre elitave. Megjithate po aq pergjegjesi ka dhe pjesa tjeter e elitave. Elitat kombetare shqiptare gjate viteve te tranzicionit kane qene te paafta per te kontrolluar e rigjeneruar ne momente te caktuara eliten politike. Perkundrazi elitat kombetare shpesh instrumentalizohen nga elitat politike.
Edhe vete nderrimi i elitave me nje brez me te ri nuk do te sjelle ndryshimet e shumepritura prej shqiptareve. Vitet e fundit ka filluar ne te vertete nje zevendesim gradual me breza me te ri qofte ne klasen politike, qofte ne shoqerine civile apo ne rrethet akademike. Megjithate, ne kete proces nderrimi pjese e te ciles jane bere dhe shume te diplomuar jashte nuk po shohim ndryshimet cilesore qe priteshin te vinin. Perkundrazi, edhe ky brez i ri po instrumentalizohet, e po paraqet te njejtat te meta si brezi qe po zevendeson. Arsyeja pse ndodh dicka e tille mund te jete qe ky brez i ri hyn qe ne fillim ne marredhenie varesie te dukshme te tipit vasal-zoteri me brezin e vjeter.
Shume me e rendesishme sesa nderrimi i elitave eshte pavaresia (kryesisht ekonomike) e elitave shqiptare te sotshme apo te ardhshme ndaj qarqeve politike. Kjo pavaresi do t'ju lejonte atyre te luajne dhe rolin natyral te elitave si nje mekanizem kontrolli e rigjenerimi (jo thjesht nderrimi) ndaj qarqeve politike. Per te bere nje analize me te plote te rendesise se pavaresise se elitave duhen pare me vemendje marredheniet qe klasa politike ka patur me elitat shqiptare.
Le te ndalemi shkurt ne historine e re te Shqiperise dhe elitave shqiptare. Elitat shqiptare kane qene relativisht te pavarura nga qarqet politike brenda Shqiperise deri para periudhes se komunizmit. Kjo sepse elitat shqiptare jane krijuar historikisht jashte vendit. Nese kujtojme tre nga momentet/proceset me te rendesishme te historise se re te Shqiperise: Kryengritja e Skenderbeut, Rilindja Shqiptare e Pavaresia e Shqiperise, roli kyc qe kane luajtur elitat shqiptare jashte Shqiperise bie menjehere ne sy.
E vetmja periudhe ku Shqiperia ishte e afte te krijonte vete elita ka qene ajo e regjimit komunist. Ne kete peridhe mbyllja hermetike e Shqiperise e ndau ate nga diaspora dhe brenda Shqiperise pas asgjesimit te elitave ekzistuese filloi procesi i ngritjes dhe edukimit se nje elite te re. Ky proces ishte teresisht i kontrolluar nga shteti. Ne kete menyre filloi dhe historia e re e varesise se elitave shqiptare dhe instrumentalizimit periodik te tyre nga shteti shqiptar apo klanet e ndryshme te pushtetit. Kontrolli i elitave eshte pra relativisht i ri dhe vazhdon akoma sot.
Cilat jane elitat aktualisht ne Shqiperi dhe cfare marredheniesh kane ato ne lidhjet me shtetin apo qarqet politike?
Perpara pergjigjjes se kesaj pyetje duhet thene qe elitat shqiptare 17 vitet e fundit jane dobesuar qofte nga emigracioni masiv qofte nga paqendrueshmeria ekonomike e tregut shqiptar. Kjo dobesi ka ndikuar qe elitat shqiptare te zhvillojne nje varesi gjithnje e me te madhe ndaj qarqeve e klaneve te pushtetit. Aktualisht ka disa lloje elitash me rendesi ne shoqerine shqiptare ku mund te futen elitat akademike, elitat e shoqerise civile (ojf etj.), elitat profesionale(ekonomiste, inxhiniere, mjeke te njohur etj.) elitat mediatike(gazetare te njohur, moderatore, etj.). Qellimisht nuk po rrjeshtoj elitat burokratike (funksionare te larte shteti, burokrate te larte, etj.) pasi elitat e tilla nuk ekzistojne akoma ne Shqiperi ne saje te nderrimeve te shpeshta politike.
Qofte elitat akademike qofte elitat e shoqerise civile jane pergjithesisht ne marrdhenie varesie te theksuar ndaj shtetit dhe qarqeve politike shqiptare. Fakti qe akademiket vazhdojne te instrumentalizohen periodikisht nga qarqet politike te ben te mendosh qe ose levizja e universiteteve drejt nje pavaresise me te madhe vitet e fundit nuk ka qene reale ose akademiket vazhdojne te kontrollohen nepermjet mekanizmave informale. Sa i perket ojf-ve me perjashtime te vogla ato jane shume te varuara nga mbeshtetja e shtetit per shume projekte te tyre te rendesishme. Kjo edhe sepse donatoret e huaj te cilet financojne nje pjese te mire te projekteve te ojf-ve shqiptare i vene rendesi te vecante bashkepunimit me institucionet shteterore.
Zhvillimi i tregut ne Shqiperi ka bere qe elitat profesionale dhe elitat mediatike, ndryshe nga dy llojet e mesiperme te elitave, te kene fituar nje lloj pavaresie te brishte. Them te brishte pasi qarqet politike kane kontroll te pjesshem te tregut privat nepermjet pushtetit politik. Ne sektorin e mediave kemi shume media te kontrolluara nga partite kryesore. Megjithate mediat me te rendesishme kontrollohen nga tregu privat. Nese i shohim me vemendje te dy keto lloje elitash do te veme re se keto jane dhe elitat me potencial me te madh per zhvillime pozitive. Elitat profesionale punojne ngadale dhe “nen rrogoz“ per forcimin e strukturave te tregut. Perceptimi i tyre publik eshte i vogel per vete natyren e punes se tyre. Elitat mediatike pavaresisht nga niveli profesional akoma i ulet i nje pjese te saj (kujtoni rastin me te fundit me oren e Presidentit Bush) kane luajtur nje rol te pjesshem pozitiv e perbejne nje lloj mekanizmi kontrolli te vazhdueshem ndaj vete klases politike.
Kete rol pergjithesisht pozitiv qofte elitat profesionale qofte elitat mediatike kane arritur ta luajne vetem nga pavaresia qe ata zoterojne ndaj qarqeve politike e jo ne saje te nderrimit te tyre me ndonje brez te ri.
Ne cdo rast, nderrimi i elitave pa nderrimin e marrdhenieve te tyre te varesise me qarqet politike do te ishte thjesht nderrim e jo rigjenerim. Sfida e vertete qendron ne berjen e elitave me te pavarura, qofshin keto te sotshmet apo te ardhmet.
Endri Deliu
Hamburg 23.06.2007
24.6.07
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment