Shqiperia ka aktualisht nje vakum ta madh vlerash morale e ideologjike si ne rang shoqeror ashtu edhe tek elitat. Shqiperia pas renies se komunizmit pervec ndryshimit te sistemit ekonomik ka perjetuar levizje popullsie masive, urbanizim te pakontrolluar dhe emigracion ne mase. Kjo levizje popullsie ka ndikuar duke dobesuar shume bazat e shoqerise (patriarkale) shqiptare si familjen berthame, fiset, komunitetet etj. e duke shthurur dhe vlerat dhe normat baze te shoqerise patriarkale. Kaosi ne ceshtjen e pronave dhe kapitalizmi primordial “alla shqiptar” pa rregulla te qarta loje kane bere qe deri tani keto vlera te mos zevendesohen me vlera e struktura te reja. Nocioni i komunitetit ne Shqiperi tani nuk ekziston me. Ne Shqiperi angazhimi vullnetar per probleme te ndryshme (qe eshte dhe themeli i jetes partiake dhe e shoqerise civile ne perendim) interpretohet ne rastin me te mire si simptome akute debilizmi apo cmendje.
Ne periudha tranzicioni ekonomik e social si ai qe po kalon Shqiperia elitat kane rendesi te vecante pasi jane te vetmet instanca ideologjike e morale qe mund te veshin sakrificat e kohes se tranzicionit me nje perspektive e te krijojne vlerat per nje shoqeri post-tranzicion. Vakumi moral i pershkruar me siper duhet te zevendesohej pak nga pak me vlera te ardhura nga elitat. Megjithate ky proces ne Shqiperi nuk ka nisur akoma. Kjo mund te kete shume aresye por une po rrjeshtoj vetem ato qe vleresoj si me te rendesishmet. Ne radhe te pare duhet thene qe gjate gjithe periudhes se tranzicionit elitat shqiptare jane dobesuar shume nga emigracioni ne mase. Gjithashtu ato jane akoma shume te dobeta ekonomikisht ne saje te tregut akoma te paqendrueshem ne Shqiperi. Kjo dobesi kronike i ka bere elitat ekzistuese gjithnje e me te varura nga nje pjese e vecante e saj, elitat politike apo sic quhen rendom klasa politike. Kjo varesi ka bere qe elitat shqiptare te instrumentalizohen periodikisht nga qarqet politike duke mos qene te afta te krijojne nje profil te vetin ndaj problemeve akute ne Shqiperi. Misioni i elitave shqiptare per krijimin gradual te vlerave te reja per te gjithe shoqerine eshte bere pra peng i varesise qe elitat kane ndaj elites politike.
24.6.07
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment