Morali dhe sistemi i vlerave jane per mendimin tim mekanizma kontrolli e vete-organizimi te nje shoqerie. Pavaresisht se sistemet e vlerave mund te lindin edhe nga levizjet ne baze ato mund te mbahen e te jene te qendrueshme vetem nese riprodhohen e institucionalizohen nga elitat. Dhe tek elitat fillon e mbaron problemi. Pra edhe zgjidhja atje duhet kerkuar nese nuk duam te presim per levizje nga baza qe te depertojne deri tek elitat.
Problemi kryesor qe une shoh aktualisht tek elitat shqiptare eshte dobesia e elitave profesionale (teknokrate, intelektuale, akademike, profesionste). Keto elita jane politikisht te heshtura por mbi te gjitha ato kane per mendimin tim varesi te theksuar ndaj elites politike dhe rrjedhimisht instrumentalizohen rregullisht nga ajo. Kjo dobesi vjen nga njera ane nga strukturat e dobeta te tregut te lire te cilat pengojne qofte lulezimin e kesaj shtrese dhe qofte uljen e nivelit te varesise se saj nga shteti/administrata e politika. Nga ana tjeter kjo dobesi vjen dhe nga emigracioni masiv i kesaj shtrese. Ajo qe quhet me termin e shumeperfolur “brain-drain” ka sjelle ne rastin shqiptar dhe “moral-drain” te konsiderueshem.
Une zgjidhjen afatgjate e shoh tek fuqizimi i elitave teknokrate dhe profesioniste. Fuqizimi i kesaj pjese te elites eshte ama i lidhur direkt me fuqizimin e te gjithe shtreses se teknokrateve e profesionisteve pra varet ne fund te fundit nga zhvillimi i tregut. Nese tregu shqiptar do te evoluoje ne drejtim te nje tregu te hapur qe do te konkuroje me tregjet e vendeve fqinje e me gjere -zhvillim ky qe ka nisur rrugen e vet te pakthyeshme- varesia e ketij tregu nga shtresat dhe elitat profesionale do te rritet dhe rrjedhimisht ato fitojne pushtet duke sherbyer jo me si tani si vasale te qarqeve politike por si alternativa dhe si rigjeneruese te rregullta te ketyre qarqeve.
Per ta pershpejtuar kete dinamike une mendoj se zgjidhja nuk qendron tek fuqizimi i Urdherave Profesionale si propozon Arben Dedja ne nje koment pasi fuqizimi i tyre nuk behet dot artificialisht. Nese Urdherat Profesionale perbehen vetem nga anetare pa pune sado kod etik e profesional te zhvilluar te kene, ato mbeten krejtesisht te pafuqishme. Urdherat profesionale jane nje zgjidhje e mire per organizimin dhe perforcimin e metejshem te nje shtrese profesionistesh qe jane/kane qene te fuqishem.
Une mendoj se nje vend kyc ne fuqizimin e elitave profesionale shqiptare dhe vete tregut shqiptar eshte shkembimi profesional e akademik i rregullt dhe lidhja midis atyre shume profesionisteve qe punojne e jetojne jashte Shqiperise me ata brenda Shqiperise. Shembulli im ideal eshte Izraeli ku per nje pjese jo te vogel te diaspores se shkolluar izraelite eshte normale te shkosh per pak kohe per te punuar ne Izrael. Universitetet izraelite jane poashtu te nje niveli profesional shume te larte ne dege te caktuara pikerisht sepse perfitojne nga shkembimi me akademike te diaspores. Firmat e reja izraelite (start-ups) jane firma kryesisht te teknologjive te larta te ngritura shpesh here me know-how nga izraelite te diaspores qe vijne per te punuar perkohesisht apo thjesht bashkepunojne me kolege te tyre lokale. Bashkepunimi me diasporen e shkolluar eshte per mendimin tim mekanizem shume efikas per pershpejtimin e fuqizimit te tregut shqiptar deri ne arritjen e nje modeli zhvillimi te qendrueshem te brendshem qe nuk ka detyrimisht me nevoje per mekimin nga jashte.
Lind pyetja si arrihet kjo? Se pari duhen krijuar strukturat e ketij bashkepunimi. Ketu mund te mesohen shume gjera nga eksperienca izraelite dhe une nuk po futem ne detaje tani. Se dyti kete bashkepunim do ta ndihmonte shume dhe futja e Shqiperise/Kosoves ne EU qe mund te zgjase dhe nje dekade tjeter. Ne fakt i gjithe ky proces kerkon kohen e vet (15-25 vjet apo me shume). Dhe eshte mire ashtu pasi ndryshimet e bera ngadale dmth. ato qe mezi perceptohen jane dhe ato me te qendrueshmet.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
1 comment:
Shume dakord ne te gjithë vijën e arsyetimit.Ky vakum influence shihet qarte edhe në pasqyrimin e interesave te këtyre shtresave në partitë politike. Ne përgjithësi interesat e tyre mbrohen nga partitë e djathta konservatore ndërsa ne Shqipëri ky rol cuditërisht është bërë një prioritet i te majtës, gje qe është një absurditet po të kemi parasysh bazën materiale nga e cila ka dale partia socialiste (partia e punës).
Post a Comment